Policia jep detaje për aksidentin e rëndë ku humbi jetën djali i hasretit
Pasditen e së dielës ka ndodhur një aksident i rëndë në magjistralen Prishtinë-Pejë, respektivisht në Komoran të Drenasit.
Në këtë aksident të rëndë u përplasën me motoçikletat e tyre ty të rinj me një veturë, ku si pasojë e lëndimeve të rënda njëri prej tyre edhe humbi jetën.
E sot Policia e Kosovës ka dhënë detaje për këtë aksident
“Dje pasdite rreth orës 17:00 raportohet se ka ndodhur aksident trafiku në mes të një veture dhe dy motoçikletave. Si pasojë e aksidentit dy drejtuesit pësojnë lëndime trupore me ç’rast njeri prej tyre ndërron jetë”, thuhet në njoftimin e sotëm të Policisë.
Tutje bëhet e ditur se me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion, ndërsa i dyshuari është arrestuar e dërguar në mbajtje ku edhe po mbahet deri në marrjen e një vendimi tjetër nga organet e drejtësisë.
Mësohet se viktima është një 20 vjeçar nga fshati Nekoc i Drenasit.
Lajmi është dhënë nga familjarët derisa thuhet se ai ishte djali i vetëm i familjes.
Ky është njoftimi mortor:
“Me pikëllim të thellë ju njoftojmë se pas një aksidenti në Komoran, ndërroi jetë Qlirim Fadil Demiri “djalë hasreti” në moshën 20 vjeçare.
Sipas njoftimit varrimi bëhet sot./FaktePlus
E dhimbshme: Ky është 20 vjeçari që vdiq në aksident me motoçikletë në Komoran, djalë hastreti