Policia jep detaje për aksidentin e mbrëmshëm në Pejë, pamjet ishin të frikshme…
Qyteti i Pejës nuk ka qenë i qetë mbrëmë. Dy vetura janë përplasur në mes të Pejës duke shqetësuar banorët në orët e vona.
E nga ky aksident dy persona kanë mbetur të lënduar.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi tha se dy vozitësit kanë marrë lëndime të lehta trupore.
“Në rrugën ‘Mbretëresha Teutë’ dhe ‘Eliot Engel’ rreth orës 23:-50 ka ndodh një aksident me dëme materiale, me ç’rast është dëmtuar edhe një semafor pronë e Kuvendit Komunal të Pejës. Semafori nuk është në funksion por është i vendosur aty. Ka dëme materiale në të dy automjetet, ndërsa vozitësit e automjeteve, kanë pësuar lëndime të lehta trupore. Në vendin e ngjarjes ka dalë Njësiti i trafikut rrugor-rajonal të cilët edhe janë dukë i zhvilluar hetimet rreth aksidentit”, tha Gashi.
Zëdhënësi bëri të ditur se në vendin e ngjarjes mbrëmë kanë dalë hetuesit e Policisë së Kosovës, teksa shtoi se rasti është duke u hetuar.
Ndërsa, Naim Sahiti, zëdhënës në Spitalin Rajonal të Pejës, ka thënë se dy të lënduarit janë trajtuar në emergjencë dhe janë liruar për në shtëpi.