Policia jep detaje për aksidentin afër Katedrales në Prishtinë, tre persona të lënduar
Një aksident trafiku ka ndodhur sot në afërsi të Katedrales në Prishtinë.
Në aksident janë përfshirë dy automjete, ndërsa si pasojë e aksidentit tre persona kanë pësuar lëndime trupore.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti, e cila ka thënë se me ngjarjen po merret njësiti i trafikut.
“Rreth orës 14:40, në afërsi të Katedrales në Prishtinë, ka ndodhur një aksident i komunikacionit rrugor në mes të dy automjeteve në lëvizje. Si pasojë e aksidentit, ndihmë mjekësore kanë kërkuar tre persona. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka thënë Ahmeti.
Kujtojmë se gjatë katër ditëve të fundit ka pasur rritje të numrit të aksidenteve të trafikut.