Policia ia gjen veturen e vjedhur pas disa muajsh
Policia e Kosovës ka njoftuar se pas disa muajve kanë gjetur një vetur të vjedhur disa muaj më parë.
Kjo kishte ndodhur pasi që disa persona të panjohur të maskuar kanë hyrë në një lokal dhe kanë ikur me veturë.
“Është raportuar se disa persona të maskuar kanë hyr në një lokal dhe më pas kanë ikur me veturë. Njësia policore ka arrit të gjejë veturën të braktisur. Pas verifikimit, është kuptuar që vetura ishte e vjedhur disa muaj më parë nga viktima mashkull kosovar. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raport.
Ngjarja ka ndodhur dje në Prishtinë/FaktePlus