Policia i bllokoi rrugët e kontrabandës, KFOR për Periskopin: I zhbllokuam për të siguruar lëvizjen e lirë të serbëve
Disa rrugë ilegale, që shërbenin për kontrabandë nga Serbia në veri janë zhbllokuar nga KFOR’i në Kosovë, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, të cilat ishin bllokuar pikërisht nga ky institucion. KFOR’i këtë e ka konfirmuar për Periskopin, duke treguar se është bërë me qëllim të krijimit të lirisë së lëvizjes për gjitha komunitetet…
KFOR ka deklaruar se po zbaton në këtë rast mandatin e tij në KB që rrjedh nga rezoluta 1244.
‘’KFOR-i mbetet plotësisht i fokusuar në zbatimin e përditshëm të mandatit të tij të OKB-së (që rrjedh nga Rezolutat 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara të vitit 1999) për të siguruar një mjedis të sigurt dhe të sigurt dhe lirinë e lëvizjes për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë”, thuhet në përgjigjen për Periskopin.
Tutje nga KFOR’i në Kosovë thuhet se masa e zhbllokimit të të rrugëve ka ndodhur në periudhën 26-28 prill.
“KFOR-i mbështet përpjekjet e institucioneve në Kosovë për të forcuar sundimin e ligjit dhe për të frenuar aktivitetet kriminale në Kosovë. Ne vazhdojmë të mbështesim Policinë e Kosovës për të penguar aktivitetet e kontrabandës dhe trafikimit, edhe në veri të Kosovës. Në periudhën 26-28 prill, KFOR-i – në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Ministrinë e Punëve të Brendshme – ndërmori veprime për zhbllokimin e dy rrugëve në afërsi të Vijës Kufitare Administrative’’, ka thënë KFOR.
Periskopi ka pyetur edhe Policinë e Kosovës për këtë veprim, por deri tash nuk kanë kthyer përgjigje.
E një replikë për këtë shkak, sot në Komisionin për Siguri e patën ministri i Puënve të Brendshme, Xhelal Sveçla dhe Igor Simiq nga Lista Serbe, ku ky i fundit theksoi mungesën për të qarkulluar lirshëm banorët e asaj zone.
Sveçla në përgjigjen e tij ka thënë se në veri nuk ka rrugë alternative por atje ka rrugë ilegale.