Policia gjen arsenal armësh
Në qytetin e Klinës janë realizuar dy aksione nga Policia e Kosovës, ku janë gjetur dhe konfiskuar disa armë zjarri.
Gjatë kontrollit të zhvilluar mbrëmë dhe në orët e hershme të mëngjesit të sotëm janë konfiskuar disa armë zjarri.
Këto armë janë prezantuar nga Komandanti i Stacionit Policor në Klinë, Rexhë Berisha.
Përveç armëve të gjata, janë kapur edhe revole si dhe janë konfiskuar qindra plumba.