Policia franceze ndalon “jelekëverdhët” të protestojnë pranë Notre Dame
Një tragjedi, sipas fjalëve të Arqipeshkvit Mishel Apetit. Pas kryqit ecnin me qindra persona, besimtarë katolikë por dhe shumë kuriozë dhe turistë
Por në kryeqytetin francez Pashkët nuk i ndalojnë protestat e “jelekëve të verdhë”, të cilët në të shtunën e 23-të radhazi janë mbledhur sërish. Por këtë herë ka një urdhër ndalimi të qartë nga qeveria, që të mos afrohen në zonën e Notre Dame. E gjithë zona qëndron e mbyllur për trafikun rrugor dhe në mbrojtje të saj ka agjentë policie të njësisë speciale.
Sipas ministrit të Brendshëm francez, janë marrë të gjitha masat e domosdoshme për të shmangur sjellje jo korrekte, dhunë apo trazira. Reagim i menjëhershëm, mobilizim, shpërndarje të vazhdueshme të turmës dhe arrestim të menjëhershëm të individëve të dhunshëm. Janë këto urdhrat e prerë që i janë dhënë forcave të policisë.
Objektivi është që të mos përsëriten skenat e shkatërrimit dhe grabitjes të dyqaneve. Ministri i Brendshëm francez konfirmoi vendosjen në gatishmëri të një numri të madh agjentësh policie, për të garantuar ruajtjen e rendit publik, me 60 mijë të tillë në të gjithë vendin. Prej tyre vetëm pesë mijë janë vendosur në Paris