Policia flet për shpërthimin në veri të Mitrovicës
Drejtues të Policisë së Kosovës nga komuna e Mitrovicës kanë konfirmuar shpërthimin që ka ndodhur në veri të Mitrovicës.
Zëvendëskomandanti për rajonin e veriut të Mitrovicës,Besim Hoti tha për FaktePlus shpërthimi ka ndodhur rreth orës 03:00 të mëngjesit të sotëm në pjesën veriore të Mitrovicës.
Hoti ka thënë se fatmirësisht nga ky sulm nuk ka asnjë të lënduar
“Diku pas orës 03:00 të mëngjesit është dëgjuar një shpërthim. Nuk ka persona të lënduar, por vetëm janë regjistruar dëme materiale. Janë thyer dritaret e një lokali dhe të një veture që ka qenë në afërsi ku ka ndodhur shpërthimi”, ka treguar ai.
Zëvendëskomandanti Besim Hoti tha se aktualisht nuk dihet se kush ka qenë caku i sulmit dhe as kryerësit e këtij akti kriminal, pasi hetimet janë në fazat fillestare dhe më vonë pritet të kuptohet./A.B-FaktePlus