Policia e Kosovës shet telefona, kompjuterë e llaptopë, çmimet do të ju habisin
Në ankandin publik te këtij institucion është treguar se do të shiten, telefona, kompjuter, laptop, monitor, usp e shumë gjëra të tjera.
“Autoriteti kontraktues ka për qëllim shitjen e e pajisjeve jo funksionale përmes ankandit publik. Pajisjet shiten në kushte siç janë. Autoriteti Kontraktues nuk do të ketë përgjegjësi të mëtutjeshme pas shitjes”, thuhet në këtë njoftim, shkruan FaktePlus.
Por, ajo që bie në sy më shumti në këtë njoftim janë çmimet, të cilat janë tepër të ulëta.
Siç bëhet e ditur, të interesuarit mund të ofertojnë për blerjen e tyre për vetëm 1 euro. Po ashtu ka edhe pajisje që mund të blihen me 10 cent, 20 e 50 cent.
Ankandi do të mbahet në Rr “Luan Haradinaj”- p/n ndërtesa e re e Administratës të Policisë, kati II, zyra e Prokurimit nr. 31, Prishtinë, Kosovë më 18/12/2019 në ndërtesa e re e Administratës te Policisë, kati II, zyra e Prokurimit nr. 31.
“Ofertuesit e interesuar mund të inspektojnë për SKRAP-IN që është për shitjen në Kampin Vrell çdo ditë pune nga dita e publikimit të këtij Njoftimi nga ora 10:00-14:00 në marrëveshje me zyrtaret e AK te Kampit Vrell deri në ditën e hapjes”, thuhet në njoftim.
Asetet do t’i shiten ofertuesit që ofron çmimin më të lartë. Ofertuesi i suksesshëm do të shpallet në kohën e ofertimit./FaktePlus/.