Policia e Kosovës shënoi 8 fitore, një barazim dhe një humbje
Ekipi i Policisë së Kosovës ka kryer me sukses përfaqësimin në Holandë, në turneun më të madh botëror në futsal, i cili u organizuar për agjencitë e sigurisë “World police indoor soccer tournament”.
Ekipi i futbollit i Policisë së Republikës së Kosovës në Policiadën Botërore në Eibergen të Holandës, në një turne nga 54 shtete të botës me 208 ekipe me përfaqësim të jashtëzakonshëm arriti rezultat kulmor, ku shënoi 8 fitore, një barazim dhe një humbje, ku u rendit në vendin e 5-të!
Ashtu sikur edhe në detyrat e saja operative, edhe përmes sportit dhe kulturës Policia e Kosovës ka treguar rezultate të shkëlqyera përmes punës, angazhimit dhe sjelljes profesionale.
Prej 10 lojërave të zhvilluara ekipi i Policisë së Kosovës ka 8 fitore, 1 barazim dhe 1 humbje, ku është plasuar në pozitën e 5-të të këtij turneu botëror.