Policia e Kosovës ndërhynë në aksionin e EULEX-it
Në zyrat e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, ku po zhvillohen një bastisje nga EULEX-i, tani ka arritur edhe Policia e Kosovës. Ndonëse nuk është përfshirë në aksionin bashkë me EULEX-in, ajo ka ndërhyrë tek gazetarët që ta ruajnë distancën.
Pjesëtarët e Policisë së Kosovës janë duke qëndruar pranë hyrjes tek zyret e OVL-së së UÇK-së, ku po kujdesen që të mbajnë rendin për shkak të interesit të madh të mediave dhe grumbullimit të njerëzve.
Sekretari i OVL-së së UÇK-së Faton Klinaku ka thënë se EULEX-i është duke kryer bastisje dhe jo arrestime.
Ai po ashtu ka thënë se policia e EULEX-it ka hyrë në zyrat e tyre pa asnjë dokument apo përkthyes që të shpjegojë se për çka e kanë marrë një aksion të tillë.