Policia e Kosovës ndalon qytetarët që qarkullojnë në sheshet e Prishtinës
Sonte Policia e Kosovës në sheshet e Prishtinës ka ndaluar persona që nuk po respektonin masat e vendosura nga qeveria.
Në rrugën “Fehmi Agani” policia ka dalë në terren për të parë nëse po respektohen masat, raporton RTV Dukagjini.
Ndërkohë disa lokale janë parë të hapura dhe po shpërndajnë pije në bazë të udhëzimit “merre me vete”.
Po ashtu raportohet se policia po kontrollon çdo veturë dhe çdo kalimtar rasti edhe në hyrje të Prishtinës duke kontrolluar qytetarët.
Në sheshet e Prishtinës ndërkaq nuk janë parë lëvizje të shumta të njerëzve.
Qeveria vendosi masat e reja për luftimin e COVID-19 vijnë pas rritjes shqetësuese të numrit të të infektuarve.
Nga data 6 korrik 2020, duke filluar nga ora 21:00 deri në orën 05:00, ndalohet çfarëdo qarkullimi i personave fizikë jashtë shtëpive/banesave të tyre në Komunat: Prishtinë, Ferizaj, Prizren dhe Vushtrri.