Policia e Kosovës: Dyshohet për mjete shpërthyese në dy objekte
Policia e Kosovës para pak çastesh ka konfirmuar kërcënimin me bombë që i është bërë sot Këshillit Gjyqësor në Prishtinë.
Zyrtarët policorë në vendin e ngjarjes kanë thënë se bëhet fjalë për dy objekte në rrugën “Luan Haradinaj” të shënjestruar nga kërcënuesit.
Sipas policisë në të dy objektet është evakuuar i gjithë personeli, ndërkohë që ende nuk ka ndonjë të dyshuar lidhur me rastin.
“Ne kemi dalë në vendin e ngjarjes, e kemi evakuuar personelin dhe i kemi thirr të gjitha njësitet”, ka thënë major Shkëlzen Xhafa, komandanti i Stacionit Policor Qendra.
“Për momentin jemi në procesim e sipër, nuk ka asnjë të dyshuar – për momentin është vetëm një telefonatë kërcënuese”. /FaktePlus/.