Policia e Kosovës arreston 30 persona
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë arrestuar 30 persona në gjithë vendin, të cilët janë zënë duke kryer vepra të ndryshme penale.
Përmes raportit 24 orësh, Policia ka treguar se në vendin tonë kanë ndodhur 35 aksidente trafiku, prej tyre 12 kanë qenë me të lënduar.
E për të gjithë ata që kanë thyer rregullat e komunikacionit gjatë ngasjes së automjeteve, janë shqiptuar gjithsej 1635 gjoba.
Policia bëri të ditur se për vepra të ndryshme penale brenda një dite janë arrestuar 30 persona të dyshuar, prej të cilëve 14 janë dërguar në mbajtje , kurse një person është dërguar në vuajtje të dënimit./FaktePlus