Policia çeke arreston dhunshëm burrin para syve të djalit të tij, sepse s’kishte vendosur maskën
Policia çeke në qytetin Uhersko Hradishte, e ka shtrirë burrin në tokë para syve të djalit të tij pasi ai nuk kishte vendosur maskë.
Burri kishte dalë për shëtitje së bashku me djalin e tij të vogël, kur policia e ndaloi për shkak të mosrespektimit të masave anti-COVID, duke i detyruar që ta arrestojnë.
Ata e rrëzuan në tokë dhe tentonin ta prangosnin, e djali i tij i vogël që para syve të tij ndodhi gjithçka nuk ndalej duke qarë.
Megjithatë ishte punonjësja e një marketi afër që e mori djaloshin duke u munduar ta qetësojë.