Policia arreston një person për vrasje të pasluftës
Prokuroria Themelore e Pejës dhe Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë njoftojnë opinionin publik se gjatë ditës së sotme rreth orës 10:00, në komunën e Klinës, kanë arrestuar një person të dyshuar për një rast të vrasjes në vitin 1999.
Ky arrestim është bërë me autorizim të prokurorit të shtetit, është arrestuar nga hetuesit rajonalë në mbështetje të Njësitit për Reagim të Shpejtë nga Neni 30, al.1, të ish-Ligjit Penal të Kosovës.
I dyshuari pas arrestimit është intervistuar nga hetuesit rajonalë dhe ai me aktvendim të prokurorit të shtetit është ndaluar për 48 orë.
Sektori Rajonal i Hetimeve i Policisë së Kosovës në Pejë për të dyshuarin ka parashtruar kallëzim penal në Prokurorinë Themelore në Pejë, kurse prokurori i shtetit për të dyshuarin ka bërë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit në Gjykatën Themelore të Pejës, Departamenti për Krime të Rënda.
Ky rast në Prokurorinë Themelore të Pejës ka qenë në rastet e shenjëstruara të vrasjeve të pasluftës të ndodhura në kompetencën territoriale të këtij institucioni./FaktePlus