Policia arreston katër persona për armëmbajtje pa leje dhe gjueti të kundërligjshme
Katër persona kishin dalë për të bërë gjueti. Por, policia e Kosovës ua ka konfiskuar atyre katër pushkë gjuetie, pasi tre prej tyre i kanë pasur pa leje, ndërsa një tjetër me leje, por jo për bartje.
Sipas organeve të rendit, këta persona kanë bartur armë pa leje dhe kanë bërë gjueti të kundërligjshme.
“Raportohet se njësitë policore nga katër persona të dyshuar meshkuj K/Shqiptar kanë konfiskuar katër pushkë gjuetie, tri prej tyre pa leje, kurse njëra prej tyre me leje për mbajtje e jo për bartje”, thuhet në raportin e Policisë.
Po ashtu, Policia ka gjetur në veturën e këtyre personave edhe një derr të egër të vrarë nga të dyshuarit.
“Në veturën e të dyshuarve në të cilën janë gjetur armët është gjetur edhe një derr i egër i vrarë nga të dyshuarit të cilët kishin dalë në gjueti të kundërligjshme”, thekson raporti.
Ndërsa, me urdhër të prokurorit të dyshuarit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt. /FaktePlus