Policia arreston disa nga protestuesit
Pas hedhjes së mjeteve tymuese dhe shpërthyese, disa protestues janë arrestuar tek protesta kundër vizitës së Kryetares së Dhomave të Specializuara të Kosovës, Ekaterina Trendafilova.
Në mesin e të arrestuarve është edhe aktivisti i PSD-së, Nol Nushi, i cili paraprakisht edhe mbajti një fjalim.
Ai ka kontestuar Gjykatën Speciale derisa e ka quajtur njëetnike.