Policia arreston 17 persona në Kosovë dhe shqipton mbi 800 gjoba
Policia e Kosovës ka njoftuar se vetëm brenda një dite janë arrestuar 17 persona që dyshohet se kanë kryer vepra të ndryshme të kundërligjshme.
Nga gjithë këta të arrestuar tashmë 13 janë dërguar në mbajtje prej 48 orësh deri në marrjen e një vendimi tjetër nga organet e drejtësisë.
Kurse sipas raportit policor, brenda 24 orëve të fundit kanë ndodhur 23 aksidente trafiku, 12 prej tyre kanë qenë me të lënduar.
E për të gjithë ata që nuk i kanë respektuar rregullat e komunikacionit Policia e Kosovës ka shqiptuar 819 gjoba, përcjell FaktePlus.