Polici bën aksident dhe sulmon palën tjetër, Inspektorati e suspendon nga puna

Hetuesit e Inspektoratit Policor të Kosovës në mbrëmjen e të mërkurës janë njoftuar nga Policia e Kosovës për një aksident trafiku, në të cilën ishte përfshirë edhe një polic jashtë detyrës zyrtare.
Në aksidentin mes dy automjeteve, palët e përfshira nuk kanë gjetur mirëkuptim dhe kanë njoftuar policinë, por ndërkohë që ka arritur patrulla e policisë, palët kanë kaluar në eskalim të situatës me sulm fizik, njofton IPK.
“Pas këtyre veprimeve hetimore me dyshimin se kanë kryer veprën penale “Sulm” nga IPK janë arrestuar dy të dyshuar (përfshirë edhe zyrtarin policor) ndaj të cilëve prokurori ka lëshuar aktvendim për ndalim për 48 orë”, thuhet në njoftimin e IPK-së.
Prandaj, zyrtari policor është suspenduar nga puna, shkaku i procesdurë administrative hetimore.