Policët dorëzojnë fotografinë e Afrim Bunjakut te familjarët e tij

Në familjen e policit të vrarë në veri, në fshatin Samadrexhë të Vushtrrisë kanë nisur vizitat e familjarëve për ngushëllime.
Për vizitë kanë shkuar edhe dy zyrtarë të Policisë së Kosovës, të cilët kanë dorëzuar pranë familjarëve fotografinë e Afrim Bunjakut që u vra në orët e para të mëngjesit në veri.





