Policë qesharak, shkuan ta arrestojnë një kriminel: Zgjohu ngadalë do të shkojmë në burg!
Policia ruse e i ka bërë të qeshë shumë njerëz pasi që është publikuar një video nga intervenimi i saj.
Në fakt, policia rreth orës gjashtë në mëngjes ka hyrë në shtëpinë e një burri, të cilin kanë shkuar për ta arrestuar. Meqë burri po flinte në çastin e hyrjes së policisë, një polic së pari e ka prekur në këmbë, deri tjetri i ka thënë më zë të ulët: “Policia, zgjohu”.
Dhe, deri sa i hutuar, burri i sapo zgjuar përpiqej të kuptonte se çfarë po ndodhë, polici në civil ia tregon distinktivin dhe i ndihmon të zgjohet nga shtrati.