Pogba zgjedh skuadrën e re, nuk është Real Madrid
Paul Pogba është gati të aprovojë një rikthim te Juventus verën e ardhshme pas dështimit të transferimit të ëndrrave te Real Madrid.
Është gazeta italiane ‘Tuttosport’ që raporton se ylli francez mund të rikthehet te kampionët e Serie A, përcjell lajmi.net.
Mesfushori i cili u largua nga Serie A në verën e vitit 2016 për Manchester United, ishte dëshirë e trajnerit Zinedine Zidane.
Por, pas dështimit për transferim te Real Madrid, Pogba tani po shikon në një lëvizje për rikthim në shtëpi, në Torino.
Tuttosport pretendon se dëshira e Pogbas për t’u rikthyer në Itali dihet prej kohësh, dhe se përgjigja e tij ndaj një postimi në Instagram te Leonardo Bonucci e ka bërë atë vetëm më të qartë.