Podujeva voton më 15 mars, ende nuk ka përcaktim për kandidatët(VIDEO)
Disa nga këta ministra ka shumë gjasë që të shkojnë më shpesh këto ditë në Podujevë.
Veçanërisht Agim Veliu. Kjo për faktin se kjo komunë do të shkojë në zgjedhje, ndërsa fushata zgjedhore mund t’i përfshijë edhe këta.
Mirëpo, kandidatët e kësaj gare ende nuk janë askund. Partitë ende nuk kanë vendosur se me cfarë kandidatë do të prezantohen para elektoratit.
Në vitet e fundit kjo komunë ka qenë e udhëhequr në vazhdimësi nga LDK, duke bërë që shpeshherë të quhet si bastion i LDK-së.