Pocolli konfirmon: Komiteti Ekzekutiv i Interpolit ka pranuar aplikacionin e Kosovës
Komiteti Ekzekutiv i Interpolit me seli në Lyon të Francës ka debatuar sot rreth aplikacionit të Republikës së Kosovës duke vendosur në favor të pranimit të aplikacionit të Kosovës për votim në Asamblenë e Përgjithshme të Interpolit, e cila këtë vit do të mbahet në Kili.
Lajmin e ka bërë të ditur Ministri i Jashtëm Behgjet Pacolli, i cili ka thënë se Policia e Kosovës, u cilësua në nivelin më të lartë të profesionalizmit dhe kredibilitetit, si organizatë policore moderne dhe me standarde të avansuara.
Postimi i tij i plotë në facebook:
Gjatë ditës së sotme, Komiteti Ekzekutiv i Interpolit me seli në Lyon( Francë) debatoi rreth aplikacionit të Republikës së Kosovës dhe vendosi në favor të dërgimit të dosjës së Policisë së Kosovës për votim në Asamblenë e Përgjithëshme të Interpolit, e cila këtë vit do të mbahët në Kili.
Policia e Kosovës, u cilësua në nivelin më të lartë të profesionalizmit dhe kredibilitetit, si organizatë policore moderne dhe me standarde të avansuara.
Përbërja e Komitetit Ekzekutiv për vitin 2019 nga gjithësej 10 shtete pjesmarrëse, në debatin e sotëm, ishin vetëm tri shtete të cilat e kanë njohur pavarësinë e vendit tonë dhe pothuajse të gjithë pjesmarrësit argumentuan në favor të aplikacionit të Policisë së Kosovës për të proceduar më tutje në Asamblenë e Përgjithëshme.
Prandaj, urojmë që edhe Serbia të i thërret zërit të arsyes dhe të mos veproj me obstruksionet e saj kundër paqës dhe sigurisë.
Do të ishte primitive dhe jashtë çdo logjike, pengimi dhe lobimi kundër antarësimit të Policisë së Kosovës në organizatën nderkombëtare të Interpolit, dhe në anën tjetër të flasësh për paqe dhe siguri./FaktePlus