Pochettino duhet të presë deri në verë
Duket se klubi i tij aktual, Paris Saint-Germain nuk do ta lejojë trajnerin argjentinas t’i bashkohet Man Utd menjëherë
Mauricio Pochettinos i duhet të presë më gjatë për ta marrë në dorë Manchester Unitedin.
Në fakt, trajneri argjentinas shihet si pasardhësi ideal i Ole Gunnar Solskjaerit në “Old Trafford”.
Mirëpo, mediumi britanik “Daily Star” raporton se ish-trajneri i Tottenhamit duhet të presë edhe gjashtë muaj, përcjell “Gazeta Express”.
Kjo për faktin se Paris Saint-Germaini nuk e ka ndërmend ta lirojë atë menjëherë për t’iu bashkuar Unitedit.
Mbetet të shihet nëse gjiganti britanik do ta presë Pochettinon apo jo.
Ditëve të fundit po spekulohet se argjentinasi do të përfundojë në Man United e Zidane në PSG.