Po vijnë robotët e vetëdijshëm për ekzistencën e tyre
Duket se vijnë robotët, të cilët do të jenë të vetëdijshëm për ekzistencën e tyre. Dhe, kjo nuk është mahi.
Në të vërtetë, ekspertët për robotikë nga Columbia kanë krijuar dorën mekanike, e cila jo vetëm se mund të lëvizë, por edhe mund të bëhet e vetëdijshme për ekzistencën e saj. Ky është, siç thonë, një hap drejt makinave të vetëdijshme.
Ekuivalent i të sapolindurit
Dorën mekanike e krahasojnë me të sapolindurin në djep, duke pasur parasysh se si ai mëson të vërejë se ku e çka ndodhet.
Aftësia e robotëve që të kenë njohuri për veten ende është në shkallë të ulët të “evolucionit”, por ekspertët besojnë se janë në rrugë të mirë që ta shpejtojnë më tej këtë proces.
Kjo dorë robotike mëson në bazë të eksperimenteve, ndërsa pa program i cili paraprakisht ia shpjegon ligjet e fizikës e matematikës dhe mënyrën në të cilën është konstruktuar.
Pas një kohe, të cilën e ka kaluar në tentime e gabime, dora me anë të algoritmit ka filluar të “kuptojë” botë përreth saj.
Vetëdija
Kështu që, pasi që është bërë e vetëdijshme për veten ka filluar të bëjë disa veprime më komplekse si vetëriparimi apo të shkruarit e tekstit me flomaster.
Këso të arriturash janë mbresëlënëse duke pasur parasysh se në dorë nuk janë implementuar programe, të cilat shpjegojnë procese të caktuara. Gjithsesi, robotët janë ende larg nga aktiviteti si të shkruarit e poezisë.
Por, projekti është i rëndësishëm si për evolucionin e robotëve, ashtu edhe për të kuptuarit e mënyrës me të culën qeniet njerëzore bëhen të vetëdijshme për veten.
Krijuesit e dorës së re mekanike thonë se përkthimi i asaj që dora kupton gjatë zhvillimit të saj mund të sjellë zbulime revolucionafre në këtë fushë.