Po tentojnë t’i qesin nga shtëpitë, familja ankohet se u falsifikuan dokumentet
Po tentojnë t’i dëbojnë nga toka e shtëpitë e tyre. Me këtë problem po përballet tash e një kohë Familja Maqkovci, e cila është pronare e kësaj toke në lagjen “Lakrishtë” në Prishtinë që nga viti 1958.
Kësaj familje, po i kërkohet të largohet nga toka e shtëpitë, ku jetojnë tash e 60 vite, me arsyetimin se kjo pronë nuk është e tyre.
Mungesa e dokumenteve po rrezikon që familja Maqkovci të humb tokën e shtëpitë, e nga kjo po pretendon të përfitojë një familje tjetër.
E sipas Xhafer Maqkovci të zotit të kësaj toke është bërë dallavere me falsifikim të dokumenteve, nga Mediha Beqiri mbi të cilën është edhe toka e tyre.
“Ne këtë truall e kem, se kanë bërë dokumente fallco e po done me na e marrë edhe këtë që jemi duke jetuar që 62 vite. E kanë blerë këtë poshtë e kanë ndërtuar edhe shtëpinë aty edhe murin e kanë ndertuar tani po done ta marrin edhe kete pjesën lart”.
Maqkovci ka dyshimet e tij se përse po tentohet t’i merret prona.
“Sigurisht po donë me e marrë se nuk ka vlerë të njëjt si kjo pjesa lart pasi që edhe lumi është në këtë pjesë, e kjo tokë ka dalur mbi Mediha Beqirin”.
Ndërkaq, përfaqësuesi i familjes Maqkovci, avokati Xhevat Bici ka treguar se çka po ndodh me këtë pronë, dhe se a po dëmtohet pala e tij.
“Gjykata themelore në Prishtinë ka bërë një gabim të pafalshëm ku kam kërkuar vërtetimin e pronësisë dhe kam kërkuar masën e përkohshmë, mirëpo pse gjykata ka vepruar në mënyrë të tillë është qështje e tyre. E ka hudhë padinë edhe pse nuk ka të bëjë fare me lirim por me vërtetim pronësie. Gjykata themelore ka bërë një gabim katastrofal kur ka hudhë padinë si një qështje të gjykuar kur kjo qështje nuk është e tillë”.
Kurse këtë rast familja Beqiri po e shohin si të përfunduar.
Madje avokati i kësaj familje Armend Krasniqi ka thënë se për këtë çështje gjykata kompetente ka marrë vendim dhe se vendimet e drejtësisë nuk guxojnë as të diskutohen.
“Ajo është qështje e gjykuar, aty ka përfunduar njëherë e përgjithmonë ajo punë, gjykata ka vendosë a po kupton e tani vendimet e gjykatës të formës së prerë, nuk guxojnë as të diskutohen, se nuk kanë të drejtë as të apelohen, të bëhet ankesë, pasi që janë shterur të gjitha mjetet juridike që kanë pasur të bëhen”.
E deri sa shfaqen mospajtime, anëtarët e familjes Maqkovci kanë edhe pak kohë që të qëndrojnë në shtëpitë e tyre, pasi që me urdhër të gjykatës familjes do t’i kompensohet prona me disa banesa pas ndërtimit të një objekti banesor aty. Por, nga familja Maqkovci thonë se një gjë të tillë nuk do ta lejojnë të ndodh./FaktePlus