Platforma për bisedimet me Serbinë nesër pritet të prezantohet para deputetëve
Ekipi negociator pritet që nesër ta prezantojë para deputetëve në Kuvendin e Kosovës platformën për dialogun me Serbinë, e cila nuk pritet të përktahet nga partitë opozitare, përveç PSD-së së Shpend Ahmetit, parti e cila është bërë pjesë e delegacionit për negociata.
Ka kaluar gati një muaj nga koha e paraparë me rezolutë që ekipi negociator do të duhej të dilte me platformën për dialogun.
Me gjithë këto vonesa këto ditë pritet që në Kuvendin e Kosovës të prezantohet kjo platformë.
Shpend Ahmeti, bashkëkryesues i këtij ekipi, ka paralajmëruar para disa ditëve që të martën do ta dorëzojnë në Kuvend platformën, ku shpreson që do të ketë përkrahje nga deputetët.
Mirëpo, si për Projektligjin për dialogun, as platformën nuk pritet se do ta mbështesin dy partitë më të mëdha opozitare, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje.