Plas skandali seksual në Alibaba, kompania largon 10 punëtorë vetëm pse zbuluan detajet
Llogaria e Zhou u bë virale dhe e ktheu kompaninë numër dy të Kinës në simbolin e bizneseve me profil të lartë të abuzimeve, që konsiderohen mjaftë të përhapura në firmat teknologjike kineze, përcjell Telegrafi.
Gjiganti i shitjeve në internet thotë se ka shkarkuar menaxherin e akuzuar dhe ka pranuar dorëheqjet e dy drejtuesve të lartë, pasi çështja ndezi debatin rreth seksizmit në qarqet e korporatave.
Shefi ekzekutiv i Alibaba, Daniel Zhang ka pranuar se trajtimi i ankesës nga kompania e tij ishte një “poshtërim”.
Incidenti i Alibabas hodhi një qendër të vëmendjes kritikat se gratë kineze anashkalohen, objektivizohen ose detyrohen të marrin pjesë në ritualet e mbizotëruara nga meshkujt.