Plas nga inati Gjuriqi, e quan “të shëmtuar” ceremoninë në Prishtinë
Marko Gjuriq ka vajtuar për organizmin e ceremonisë për 20 vjetorin e çlirimit të Kosovës.
Drejtori i zyrës së Qeverisë së Serbisë për Kosovë, Marko Gjuriq ka thënë se 20 vjet pas përfundimit të bombardimeve të NATO-s nuk janë dënuar shkaktarët e krimeve ndaj serbëve.
“Në përvjetorin e terrorit, krimit dhe persekutimit të serbëve në Prishtinë festojnë pasi kanë dëbuar 56 për qind të banorëve jo shqiptarë dhe pasi kanë spastruar më tepër se 300 fshatra serbe”, deklaroi Gjuriq për mediat serbe.
Sipas Gjuriqit, ata jo vetëm që nuk janë ndëshkuar, por janë të ulur në pozitat më të rëndësishme në institucionet e Prishtinës dhe marrin mbështetje, duke ua rrahur supet përfaqësuesit e shteteve që para 20 vitesh zhvilluan agresion ndaj Serbisë.
Gjuriq po ashtu e quajti “të shëmtuar” ceremoninë e zhvilluar në Prishtinë ku morën pjesë Bill Clinton, Madeleine Albright e Wesley Clark dhe shumë personalitete tjera.