Plani i Haradinajt për taksistët në Prishtinë: Do t’u subvencionojmë mësimin e anglishtes
Duke e pasur parasysh diversitetin kulturor, kombëtar e rrjedhimisht edhe gjuhësor, të njerëzve që vijnë për të punuar dhe për të jetuar, por edhe për ta vizituar Prishtinën nga vende të ndryshme të botës, Haradinaj e ka parë të arsyeshme që taksistët që punojnë në Prishtinë të aftësohen në përdorimin e gjuhës angleze.
Plani i tij është që t’u ndihmojë taksistëve të kryeqytetit për ta mësuar apo përmirësuar aftësinë e tyre në përdorimin e gjuhës angleze, që njihet edhe si gjuha me e përdorur në botë.
Komuna e Prishtinës, me qeverisjen e Daut Haradinajt, do të stimulojë dhe do ta subvencionojë në tërësi mësimin e gjuhës angleze për shoferët e taksive në kryeqytet.
Janë dhjetëra kompani e qindra, e ndoshta mijëra taksistë, që do të përfitonin nga kjo masë e Komunës së Prishtinës në të ardhmen.
Deri tani, Daut Haradinaj ka prezantuar idetë më interesante dhe më kreative për ta ndryshuar Prishtinën, kryeqytetin e Kosovës, që e ka përjetuar një zhvillim të pakontrolluar dhe të pamenaxhuar nga institucionet në vitet e fundit.
Haradinaj synon që zhvillimi në Prishtinë ta ketë incentivën nga qytetarët e talentuar dhe të përkushtuar për komunitetin si dhe nga bizneset e suksesshme, por që gjithçka të kontrollohet dhe të bëhet sipas normave ligjore dhe duke respektuar interesin e banorëve, në mënyrë që të mos krijohet kaosi dhe të mos cenohet hapësira publike.
Për t’i arritur këto qëllime, Haradinaj ka plan konkret, të prezantuar në programin qeverisës, të cilin mund ta gjeni duke klikuar këtu: http://prishtina.blog/planprogrami/