Plagoset rëndë një person, sherri nisi për një borxh
Një borxh i pa kryer dhe shkuarja për ta kërkuar atë, ka përfunduar si mos më keq për një person nga komuna e Suharekës.
Personi që kërkonte borxhin mbrëmë vonë, saktësisht në ora 22:55 së bashku me një dëshmitar ka shkuar në Qafë-Duhël tek shtëpia e të dyshuarit për të kërkuar një borxh dhe pas një konflikti verbal kanë filluar të godasin njëri tjetrin me grushte.
Sipas një njoftimi të policisë, deri sa viktima dhe i dyshuari kanë qenë duke u përleshur fizikisht, djali i të dyshuarit mashkull kosovar i moshës se mitur ka shkuar në shtëpi ka marrë një armë dhe ka shtënë disa herë në drejtim të viktimës.
“Viktima është dërguar ne Spitalin e Prizrenit dhe sipas mjekut kujdestar gjendja e tij është e rëndë nga lëndimet që i ka marrë nga arma e zjarrit”, thuhet nga Policia.
E pas gjithë këtij zhvillimi, ka intervenuar policia dhe në vendin e ngjarjes njësiti policor ka konfiskuar pistoletën me shtatë fishekë dhe dy gëzhoja.
Bëhet e ditur se me urdhër të prokurorit është kontrolluar shtëpia e të dyshuarit, i cili është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë deri në marrjen e një vendimi tjetër nga organet e drejtësisë./FaktePlus