Plagoset një person në qendër të Klinës
Një person është palgosur para pak minutash në qendër të Klinës. Indeksonline ka siguruar pamje nga vendi i ngjarjes.
Policia e Kosovës ka arritur në vendin e ngjarjes bashkë me ambulancën ku po i jipet ndihma e parë të plagosurit.
Zëdhënësi i PK-së në rajonin e Pejës, Driton Rugova, ka thënë se si pasojë e të shtënave me armë zjarri dy persona janë plagosur.
Ai tha se Policia e Kosovës është duke i grumbulluar informacione rreth rastit.
“Rreth orës 13:40 policia është informuar se ka të shtëna me armë zjarri në Klinë, policia ka dal në vendin e ngjarjes ku kanë takuar një person të plagosur. I plagosuri i dytë është dëqrguar në spital në Pejë. Në vendin e ngjarjes kanë dalë policia”, tha Rugova.