Plagosen tre persona në Mitrovicë, i dyshuari në arrati
Tre persona janë plagosur me armë zjarri në Mitrovicë.
Incidenti ka ndodhur dje, gjysmë ore pas mesnatës. I dyshuari gjendet në arrati.
Sipas Policisë, tre personat e plagosur kanë pranuar tretman mjekësor, dy prej tyre janë liruar kurse i treti mbetet për tretman të mëtejmë mjekësor në Spitalin Rajonal në Mitrovicë.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante të Policisë ku kanë gjetur dhe sekuestruar katër gëzhoja dhe dy predha të fishekëve të armës së zjarrit.