Plaçkitësi dështon keq, i bien pantallonat në momentin kritik
Përpjekja e një hajduti për të plaçkitur një kalimtar rasti në Nju Jork ka dështuar në mënyrë spektakolare, pasi pantallonat e tij nuk i rrinin veshur, duke ia lehtësuar luftën viktimës së mundshme të tij.
Në pamjet e kamerave të sigurisë shihet një burrë me mjekër në pantallona të shkurtër duke rrëzuar në tokë dhe duke u munduar t’i vidhte gjësende një kalimtari 25-vjeçar, emri i të cilit nuk është publikuar.
Kalimtari shihet duke bërë rezistencë, ndërsa plaçkitësit i bien pantallonat gjatë përleshjes. Pavarësisht vështirësisë për t’i mbajtur pantallonat, plaçkitësi e vazhdon përpjekjen për të vjedhur e për të ikur.
Në një moment, plaçkitësi e lë personin tjetër pak të lirë që t’i tërheqë lart pantallonat. Megjithatë, ai bën edhe një përpjekje tjetër për t’i vjedhur gjësendet para se të detyrohet të heqë dorë përsëri. Tre burra të tjerë shihen afër, ndërsa njëri përpiqet që të ndërhyjë, shkruan Indipendent.
Policia e Nju Jorkut tha se i dyshuari ka ikur nga vendi i ngjarjes me një veturë të bardhë dhe ofroi shpërblim prej 3.500 dollarësh për ata që ofrojnë informacione që çojnë në kapjen e të dyshuarit.
🚨WANTED for an Att. ROBBERY: On 7/12/21 at approx. 2:40 PM, in front of 679 54 St @NYPD72PCT Brooklyn. The suspect forcibly attempted to take the victim’s property. Any info call or DM NYPDTips at 800-577-TIPS. Reward up to $3,500. pic.twitter.com/NZVwpkAjSQ
— NYPD Crime Stoppers (@NYPDTips) July 26, 2021