Pjesë nga dokumentari për jetën dhe veprën e arstistes Shahindere Bërlajolli (VIDEO)
Ditë më pareë u nda nga jeta artistja Shahindere Bërlajolli. Ajo ka qenë këngëtare e njohur. Rrjedhte prej një familje vendase të qytetit të Pejës, familje kjo e njohur për kontribut të vlerave të profileve të ndryshme brenda familjes.
Që nga viti 1959, në moshën 13 vjeçe, Shahinderja bëhet solistja e parë më e reja profesioniste në muzikën artistike popullore.
Hitet e mëdha të Shahinderes sot përpunohen nga këngëtarë të ndryshme të estradës shqiptare. U martua me kompozitorin e njohur Enver Stafai në Gostivar, me këngët e së cilit triumfoi 5 vite radhazi në festivalin e vetëm të asaj kohe Akordet e Kosovës.
Më poshtë e gjeni një pjesë të shkëputur nga dokumentari i punuar nga regjisori Kastriot Saqipi.