Pjanic zbulon të ardhmen
Bosnja e tij dështoi të dalë pa “lagur” nga “Allianz” në ndeshjen kundër Italisë së drejtuar nga Roberto Mancini, një stadium që ai e njeh shumë mirë, sepse luan aty prej vitesh me fanellën e Juventusit.
Në fund të ndeshjes kualifikuese të “Euro 2020”, mesfushori i kampionëve të Italisë, Miralem Pjanic, foli për të ardhmen e tij.
“Unë jam i qetë, kam ende një kontratë 4-vjeçare me Juventusin dhe e duam shumë njëri-tjetrin. Jam mirë në Torino, në një klub serioz, ku ende mund të jap shumë”.
Në sezonin që sapo përfundoi me fitoren e titullit dhe Superkupës së Italisë, Pjanic luajti gjithsej 44 ndeshje dhe shënoi 4 gola.
Ditët e fundit është folur për një interesim real nga ana e Real Madridit për mesfushorin boshnjak. /FaktePlus