Pireva: Gjilani beson në Vjosën kryeministre
Kandidati për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Avdi Pireva, ka thënë se Gjilani dhe e gjithë Kosova beson në kandidaten për kryeministre, Vjosa Osmani.
“Unë besoj të vërtetën. Unë besoj në Vjosën. Gjilani e gjithë Kosova, beson në gruan dhe rininë”, ka shkruar Pireva në rrjetin social Facebook.
Avdi Pireva mban numrin 88 në listën e kandidatëve të LDK-së për deputetë. /FaktePlus