Pique përfshihet në skandalin që tronditi Spanjën
Një skandal i madh ka tronditur futbollin spanjoll pasi janë publikuar regjistrimet audio të bisedave mes Gerard Pique dhe presidentit të Federatës Spanjolle të Futbollit, Luis Rubiales,
Në audio-incizimet e publikuara sot Pique negocion me Rubiales për zhvillimin e Superkupës së Spanjës në Arabinë Saudite, ku kompania e udhëhequr nga Pique thuhet të ketë fituar 24 milionë euro.
Pique, i cili njihet për organizimin e ngjarjeve të ndryshme sportive me agjencinë e tij Cosmos, në vitin 2019 ra dakord me presidentin e Federatës Spanjolle të Futbollit, Luis Rubiales, që ndeshjet e Superkupës t’i transferonte në Riad dhe kështu të fitonte 24 milionë euro në katër vjet.
El Confidencial ka publikuar një audio regjistrim ekskluziv të një bisede me presidentin e sindikatës.
“Shiko Rubin. Nëse Reali do të merrte tetë milionë, e njëjta gjë do të shkonte për Barcelonën. Dy skuadrat e tjera do të merrnin dy dhe një milionë. Ju mbani gjashtë milionë për ligën, o njeri. Nuk do të kishit fituar asgjë më parë dhe tani janë gjashtë milionë. Mund të kërkojmë më shumë nga Arabia Saudite dhe të themi nëse nuk paguajnë, Reali nuk do të luajë”, i tha Pique Rubiales në një nga regjistrimet audio.
Superkupa e Spanjës u luajt për herë të parë në Arabinë Saudite në vitin 2020. Reali fitoi titullin me fitoren ndaj Atletikos në finale, ndërsa Barcelona dhe Valencia u eliminuan në gjysmëfinale.
Federatës Spanjolle të Futbollit iu garantua një fitim prej 40 milionë eurosh dhe Rubiales përfitoi drejtpërdrejt nga kjo punë, sepse ndikoi në pagën e tij.
Nga ana tjetër, agjencia Kosmos dhe Pique janë paguar përmes një kompanie saudite.