Pianistja kosovare Artemida Qarri Haxhiaj sonte me koncert recital në Paris
Artistët kosovar kudo në botë po përfaqësojnë denjësisht shtetin e Kosovës.
E tillë është edhe pianistja kosovare Artemida Qarri Haxhiaj, e cila sonte do të prezantohet në Paris me koncert recital.
Qarri-Haxhiaj para përfaqësuesve diplomatik në Paris do të prezantojë vepra të rëndësishme të repertorit pianistik si sonata të epokës së barokut nga D.Scarlatti, veprën “Krisileriana” nga R.Schumann.
Artistja për të reprezantuar kompozimet shqiptare ka zgjedhur kompozitorin F.Ibrahimi, veprën “Dream” nga kompozitori i ri Artan Hasani si dhe “Prishtina Blues” nga kompozitori tashmë i dëshmuar profesionalisht dhe i mirënjohur Rafet Rudi.
Pianistja Qarri-Haxhiaj është shprehur të jetë e nderuar që do të ketë mundësin të përfaqësojnë Kosovën e të paraqes kulturën kosovare para diplomatëve në Paris.
“ Jam e nderuar dhe shumë e lumtur që sonte të përfaqësoj një pjesë të krijimtarisë muzikore kosovare dhe botërore para përfaqësueseve më të lartë të diplomatik në Paris. Uroj që kultura kosovare, arti e muzika e jonë shumë autentike të jenë sa më të integruara në çdo pjesë të Evropës dhe më shumë “, tha Artemida për koha.net.
Më poshtë gjeni programin me të cilin artistja Artemida Qarri Haxhiaj do të prezantohet: