Pezullimi i punës në Qendrën e Regjistrimit, si mund të lëvizni pa regjistrim të veturës
Ministria e Punëve të Brendshme, respektivisht Agjencia e Regjistrimit Civil, ka njoftuar qytetarët e vendit se Qendra e Regjistrimit të Automjeteve në Prishtinë, po vazhdon të jetë e mbyllur.
Kjo mbyllje po jetë si shkak i rezultateve pozitive të disa zyrtarëve me COVID-19.
Ndërprerja e punës në Qendrat e Regjistrimit ka shkaktuar huti tek qytetarët për t’i regjistruar veturat e tyre.
Në lidhje me këtë Drejtori i Shoqatës së Sigurimeve të Kosovës, Sami Mazreku ka thënë për Agjencinë e Lajmeve FaktePlus se mbyllja e Qendrave të Regjistrimit shkakton probleme të ndryshme.
Mazreku ka thënë qytetarët kanë alternativa të tjera në lidhje me regjistrimin e veturave në pika të tjera nëpër komunat e Kosovës.
“Sigurisht që çdo mbyllje shkakton probleme të ndryshme, qytetarët mund t’i regjistrojnë veturat edhe në pika të tjera ose sëpaku ta kenë sigurimin e veturës”, ka thënë Mazreku.
Tutje ai thekson se do të kërkojë nga MPB që të njoftoj qytetarët që të kenë së paku sigurimin e veturës valid.
“Unë do të kërkoj nga MPB që të njoftoj qytetarët që ata të kenë së paku sigurimin valid të veturës. Sepse nëse nuk do të lejoheshin sigurimet sigurisht që do të shkonte edhe në dëm të kompanive të sigurimeve”, ka thënë Mazreku.
Vazhdon pezullimi i punës në Qendrën e Regjistrimit Civil, disa persona me COVID-19
Ndryshe në rrugët e Kosovës qarkullojnë një numër i madh i veturave. Të dhënat e institucioneve tregojnë se janë mbi 500 mijë vetura në Kosovë, e nga ky numër janë mijëra sosh, të cilat as nuk janë të regjistruara.
Qytetarët e Kosovës kanë në pronësi mbi 110 mijë vetura që nuk janë të regjistruara apo të siguruara dhe ato qarkullojnë nëpër rrugët e vendit dhe shpeshherë edhe shkaktojnë aksidente./FaktePlus