Petrit Hajdari merr mbështetje edhe në Skënderaj
Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Petrit Hajdari ka vazhdur edhe sot takimet me qytetarë nga rajoni i Drenicës.
Ai kësaj radhe është takuar me banorët e një fshati nga Skënderaj, nga të cilët thotë se mori mbështetje për zgjedhjet e 6 tetorit.
“Dëshminë se përkrahjen nuk e kam vetëm në Drenas e dha fuqishëm sot Rezalla e Skënderajt. Çdo takim me qytetarët është më shumë energji për punë e zhvillim. Rezalla sot e çoi mesazhin e vet. Ta ndërtojmë të ardhmen. Për Ty dhe shtetin”, ka thënë Hajdari pas këtij takimi me qytetarë.