Peticioni i Vetëvendosjes për zgjedhje nga sot mund të nënshkruhet edhe në sheshe
Lëvizja Vetëvendosje prej sot me fillim në ora 10:00 deri në 18:00, në sheshin “Nëna Terezë” në Prishtinë, do të organizojë peticionin me kërkesën për zgjedhje të reja.
Vetëvendosje fillimisht kishte organizuar një peticion online për zgjedhje të reja.
Ndërkaq pas lirimit të masave, nga dita e sotme këtë do ta bëjë edhe në mënyrë fizike.
Përveç në kryeqytet ky peticion do të mund të nënshkruhet në të gjitha sheshet kryesore në të gjitha komunat.