Pësoi sulm në zemër pasi u vaksinua, 16-vjeçari do të marrë 225 mijë dollarë kompensim
Singapori do t’i paguajë një 16-vjeçarit 225 mijë dollarë pasi ai pësoi një arrest kardiak pas dozës së parë të vaksinës kundër COVID-19, njoftoi Ministria e Shëndetësisë.
Pacienti, i cili kishte nevojë për kujdes intensiv, tani është duke u shëruar dhe e ka gjendjen stabile.
Pagesa për djalin dhe familjen e tij bie nën programin vullnetar të ndihmës financiare të qeverisë për të rimbursuar kostot që lidhen me efektet anësore serioze të marrjes së një vaksine.
Adoleshenti mori dozën e parë Pfizer-BioNTech më 27 qershor.
Autoritetet theksuan se përfitimet e vaksinës “vazhdojnë të tejkalojnë rreziqet”. Por ata shtuan se njerëzit e vaksinuar duhet të shmangin aktivitetin e rëndë fizik për një javë pas marrjes së dozës së parë ose të dytë.