Pesë veturat më të shpejta në botë (Foto)
Një makinë është më shumë se një numër, megjithatë shumë persona nuk mund t’i rezistojnë nevojës për të gjykuar bazuar tek parametrat. Është e kuptueshme, jo të gjithë kanë mundësinë të jenë mbrapa një timoni dhe të vlerësojnë ndjenjën e ngarjes së makinës, frenimit dhe shumë karakteristikave të tjera.
Standartet e zakonshme të performancës përfshijnë çmimin, sa kuaj fuqi është, koha per të arritur nga 0 në 100 km/h, forca G në kthesë, pesha dhe shpejtësia maksimale. Pavarësisht se është shumë e rrallë të përjetoni shpejtësinë maksimale të një makine potenciali është ai që ka rëndësi.
1) Hennessey Venom F5- 481.6 km/h
“Hennessey Performance Engineering” ka vendin e parë në listë me makinën e saj të re Venom F5. Pasuesja e makinës që vendosi rekord Venom GT, F5 pretendohet se e ka shpejtësinë maksimale 481.6 km/h. Venom F5 përdor një shasi të përbërë nga fibër karboni dhe ka një fuqi prej 1600 kuajsh fuqi.
2) Koenigsegg Agera RS – 444 Km/h
Nëse jeni të interesuar vetëm për fakte, atëherë listën si makina më e shpejtë në botë e kryeson Koenigsegg Agera RS.Koenigsegg e ka provuar se Agera RS ka një shpejtësi maksimale prej 444 Km/h . Në 4 nëntor 2017 departamenti i transportit në Nevada mbylli një rrugë 17,6 km jashtë Las Vegas. Koenigsegg Agera RS bëri një xhiro shpejtësie e cila u rregjistrua dhe në librin e rekordeve Guiness.
3)Hennessey Venom GT-432 km/h
Kur Koenigsegg vendosi rekordin e ri botëror Hennessey e humbi titullin si makina më e shpejtë. Hennessey Venom GT erdhi si një rrufe në qiell të hapur dhe arriti të kalonte të fuqishmen Bugatti Veyron. Hennessey regjistroi një shpejtësi maksimale prej 432 km/h.
4)Bugatti Veyron Super Sport-428 km/h
Përpara se Hennessey dhe Koenigsegg të ngjiteshin në fillim të listës si makinat më të shpejta në botë Bugatti dominonte kategorinë e makinave më të shpejta në botë. Me një fuqi prej 1.200 kuajsh fuqi dhe me disa rregullime aerodinamike Bugatti Veyron Super Sport arriti shpejtësinë maksimale prej 428 km/h.
5)Bugatti Chiron-417,6 km/h
Iu desh Bugattit një dekadë për prodhuar pasardhësen e Bughatti Veyron.Gjatë Kësaj kohe rekordi i shpejtësisë maksimale ndryshoi disa herë. Shumë parashikuan se Bugatti Chiron do të arrinte menjëherë të merrte kurorën si makina më e shpejtë në botë por kjo nuk ndodhi. Me një fuqi prej 1500 kuajsh fuqi Chiron ka shumë fuqi por shpejtësia e saj maksimale prej 417,6 km/h është më e vogël edhe se Veyron Super Sport. Megjithatë raportohet se Bugatti është duke ndërtuar një version tjetër të Chiron e cila do të jetë shumë më e shpejtë se Veyron Super Sport. Ky model i ri mendohet se do të arrijë të sfidojë Koenigsegg dhe Hennessey për shpejtësinë maksimale./FaktePlus