Pesë të vdekur në Mal të Zi nga koronavirusi në 24 orët e fundit
Pesë pacientë me COVID-19 në Mal të Zi kanë vdekur në 24 orët e fundit, derisa janë regjistruar 128 raste të reja pozitive, ka bërë të ditur Instituti për Shëndetësi Publike i këtij vendi.
Me këtë, numri i të vdekurve është rritur në 163 si pasojë e COVID-19, kurse i të prekurve në 10.441.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 264 pacientë, kurse numri i rasteve aktive është 3.558.
Autoritetet në Mal të Zi kanë paralajmëruar ashpërsimin e masave mbrojtëse ndaj koronavirusit për shkak të rritjes së shkallës së infektimit.