Pesë protestues të vdekur dhe qindra të plagosur në Irak
Të paktën pesë protestues kanë humbur jetën dhe më shumë se 175 persona janë lënduar të premten gjatë përleshjeve që u zhvilluan midis protestuesve dhe forcave të sigurisë në qytetin Nassiriya të Irakut jugor.
Sipas Reuters, shumica e tyre vdiqën si pasojë e plagëve të shkaktuara nga plumbat.
Në mesin e të lënduarve janë të paktën 57 anëtarë të forcave të sigurisë.
Dhuna ka shpërthyer të dielën kur forcat e sigurisë kanë qëlluar mbi protestues, të cilët po përpiqeshin të sulmonin ndërtesën e qeverisë provinciale duke përdorur gurë dhe koktej Molotov.
Ata po kërkojnë largimin e guvernatorit dhe drejtësi për protestuesit që janë vrarë gjatë vitit 2019.