Pesë fakte për rritjen e çmimeve
1. 4.9 për qind është rritja e çmimeve të konsumit nga 2021 në raport me atë të vitit të kaluar, sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës.
Por rritje të çmimeve ka pasur edhe brenda dy javësh. 30 vezë, që kanë kushtuar 2 e 20 centë, tash janë bërë 3 euro e 20 centë.
2. Klubi i Prodhuesve të Kosovës ka paralajmëruar shtrenjtim si të produkteve vendore ashtu edhe të atyre të importuara.
3. Shoqata “Konsumatori” ka kërkuar ndërhyrjen e shtetit në parandalimin e abuzimeve me çmime nga ana e tregtarëve.
4. Kriza e gazit në Bashkimin Evropian ka çuar në ngritje të kërkesës për energji dhe shtrenjtim të saj në Evropë. Efekt i saj është rritja të çmimit të ushqimit, si dhe produkteve të tjera të konsumit.
Ndalja e prodhimit është një nga pasojat që shkakton shtrenjtimi i rrymës, siç ishte rasti me “Ferronikelin”.
5. Kosova nuk e mbulon kërkesën e saj për rrymë dhe ka varësi nga importi. Kërkesa rrymë arrin maksimumin gjatë dimrit. Ministrja e Ekonomisë ka paralajmëruar rritje edhe të çmimit të rrymës gjatë vitit të ardhshëm.