Pesë ambasadorët e QUINT-it sqarojnë pse ishin sot te Presidenti për takim
Ambasadorët e vendeve të QUINT’it kanë dalë me një deklaratë të përbashkët për media, pas takimit që kanë pasur sot me presidentin e vendit, Hashim Thaçin.
Me anë të kësaj deklarate të përbashkët, nga ambasada e Francës, Gjermanisë, Italisë, Mbretërisë së Bashkuar dhe SHBA-së, kanë bërë të ditur se në takimet që i bëjnë me udhëheqës të vendit vetëm i dëgjojnë pikëpamjet e tyre.
Ata kanë bërë të ditur se me anë të pjesëmarrjes së tyre, nuk do të thotë se janë duke sinjalizuar apo miratuar ndonjë pozitë apo rrjedhë të zhvillimeve në vend.
“Ambasadat e Francës, Gjermanisë, Italisë, Mbretërisë së Bashkuar, dhe SHBA-ve, dëshirojnë të njoftojnë se ne bëjmë takime me udhëheqës politikë dhe institucionalë që t’i dëgjojmë pikëpamjet e tyre dhe për të pranuar informata, në mënyrë që t’i mbajmë qeveritë tona të informuara lidhur me zhvillimet. Pjesëmarrja në takime të tilla nuk sinjalizon miratim ose mbështetje për ndonjë pozitë të veçantë apo rrjedhë të veçantë veprimi. Kjo është në përputhje me praktikën normale diplomatike”, shkruhet në komunikatë.